Home Uncategorized Tragjike: Mërgimtari kosovar dyshohet se vrau dy djemtë dhe veten në Gjermani,...

Tragjike: Mërgimtari kosovar dyshohet se vrau dy djemtë dhe veten në Gjermani, gruaja në gjendje kome





Flamur Rexha është mërgimtari 44 vjeçar nga Gjakova që dyshohet të ketë vrarë dy djemtë e tij dhe më pas edhe veten me armë zjarri në Glinde, afër Hamburgut të Gjermanisë, njofton ekskluzivisht Mitropol.

Veç vrasjes së dy djemëve të tij, mërgimtari dyshohet ta ketë plagosur edhe gruan e tij 38 vjeçare për motive familjare.

Mitropol nga burime brenda familjes ka konfirmuar se familjes në Kosovë i është thënë se i ndjeri ka bërë vetvrasje pasi ka shtënë me ar më drejt gruas dhe fëmijëve.





Mitropol mëson se gruaja e të ndjerit ndodhet në koma artificiale, jashtë rrezikut për jetë dhe e njejta sa ishte e vetëdijshme ka pyetur për gjendjen e fëmijëve para rënies në koma.

Siç bëjnë të ditur burimet e Mitropol, ngjarjen tek autoritetet policore gjermane e kanë lajmëruar fqinjët e mërgimtarëve të cilët kanë dëgjuar krismat e armës nga shtëpia.

Motivet e ngjarjes dyshohet të kenë qenë familjare./Mitropol/