Home Uncategorized Kjo është familja që humbi dy pjestarë në aksidentin tragjik në Milot,...

Kjo është familja që humbi dy pjestarë në aksidentin tragjik në Milot, nëna në gjendje të rëndë





Dy viktima dhe dy të lënduar është bilanci i aksidentit tragjik në Rrugën e Kombit pasditen e kësaj të hëne.

Babai Shkurt Prenga dhe djali i tij 3-vjeçar ndërruan jetë në vend. E plagosur rëndë ka mbetur nëna e të miturit, Fabiola Prenga, e cila ndodhet në reanimacionin e spitalit të Traumës në Tiranë.

Automjeti tip ‘Opel’ me të cilin familja po udhëtonte, u përplas me një ‘Benz’ i cili më pas u përfshi nga flakët. Gjithashtu, edhe drejtuesi i ‘Benzit’ ka pësuar lëndime të rënda. Edhe ai ndodhet në spitalin e Traumës në kryeqytet.