Home Uncategorized “Çka ka gjetë gjermani n’turbina t’KEK’ut…”, Osmani i Stupcave ironizon me situatën...

“Çka ka gjetë gjermani n’turbina t’KEK’ut…”, Osmani i Stupcave ironizon me situatën energjetike





Humoristi Osman Azemi, ka ironizuar pak me situatën energjetike në Kosovë.

Azemi ka folur për ekspertin gjerman i cili ka ardhur në Kosovë për ta monitoruar riparimin e njësisë B2.

Ai përmes një videoje të publikuar në Instagram, me ironi thotë se problemi me energjinë elektrike është rregulluar.

“Përshëndetje krejtëve, urime që u rregullu rryma n’Kosovë. E bojshin t’madhe ‘ou kuku metëm n’terr’, se ranë pak n’ndikim t’opozitës edhe mediave, se krejt mediat edhe opozita i gjuhen ma t’mirit. Erdh gjermani edhe i rregulloi turbinat e KEK-ut. Paramenoni kur e ka pa gjermani çka ka gjetë n’turbina t’KEK-ut, e ka kap kryet…”, ka deklaruar Azemi.

Në fund ai dëgjohet duke thënë “Nale agregatin, nale”.