Home Uncategorized E dhimbshme: 3-vjeçarin që e zuri flaka në shtëpi në Ferizaj ka...

E dhimbshme: 3-vjeçarin që e zuri flaka në shtëpi në Ferizaj ka djegie mbi 75% në trup





Doktori i Klinikës Emergjente në Prishtinë, Naser Syla, ka thënë për Express së fëmija 3-vjeçar i cili pësoi lëndime trupore nga zjarri në një shtëpi në Ferizaj është në gjendje të vështirë shëndetësore.

Sipas doktor Sylës, fëmija ka djegie mbi 75% të trupit dhe kjo e rrezikon jetën në maksimum.

“Fëmija ka djegie mbi 75 për qind të sipërfaqes së trupit gjendja shëndetësore është me të vërtetë e vështirë”, tha Syla për Express.





Ai tha se fëmija është sjellur dje nga Spitali i Ferizajt.

“Për fat të keq, gjendja e fëmijës është shumë serioze, që ja rrezikon jetën në maksimum”, u shpreh ai.

Dje rreth orës 17:00 policia është njoftuar për një incident zjarri në një shtëpi në Ferizaj. Nga flakët lëndime trupore ka pësuar një fëmijë 3-vjeç.





Sipas policisë, fëmija ishte brenda në dhomë në momentin kur kishte shpërthyer zjarri dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore.

Fëmija është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa rasti është duke u hetuar.

LËNDIM TRUPOR/INCIDENT ZJARRI /Ferizaj 25.12.2021 – 17:00. Është raportuar se pasi zjarri ka kapluar një shtëpi aty brenda në një dhomë ishte një fëmijë tre vjeç i lënduar nga tymi dhe flaka. Fëmiu i lënduar është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor. Rasti nën hetime.

Nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te incidenti me zjarr. /Express/