Home Uncategorized Eksperti i energjetikës i reagon Kurtit: Energjinë elektrike mund ta blesh kur...

Eksperti i energjetikës i reagon Kurtit: Energjinë elektrike mund ta blesh kur duash





Eksperti i energjetikës dhe një nga menaxherët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Istref Klinaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti duke thënë se energjinë elektrike mund ta blesh me një janar e me të ardhë me 31 dhjetor ose në cilën datë e vendos në kontratën e blerjes, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një postimi në Facebook, Istref Klinaku, i ka reaguar Kurtit i cili dje tha se s’kemi mundur ta blejmë energjinë elektrike, se nuk është diçka që ruhet në frigorifer.

Klinaku ka thënë se energjinë elektrike mund ta blesh në cilin do muaj që duash, si dhe e ka quajtur të paditur Kurtin, si inxhinier i elektros që është.





“A thua të jetë kaq i paditur ing.i elektros e Kryeministri i vendit? Energjinë elektrike mund ta bleshë me një janar e me të ardhë me 31 dhjetor ose në cilën datë e vendos në kontraten e blerjes”, ka shkruar ai.

Kurti gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, tha se kritikat të cilat thonë se energjia është dashur të blihet me kohë, në mënyrë që të evitohet kjo krizë, janë të pabaza pasi ‘’ nuk ka qenë e mundur sepse s’mund të blesh energji elektrike dhe ta konzervosh në frigorifer’’.

Kurti tutje shtoi se vendi është goditur nga kjo krizë pasi është vendi më i varfër, dhe shpenzon shtatë herë më shumë energji elektrike amvisëria në raport me industrinë.





“Jemi kritikuar që është dashur të blejmë energji elektrike më herët por nuk ka qenë e mundur sepse s’mund të blesh energji elektrike dhe ta konzervosh në frigorifer je shumë i ekspozuar ndaj çmimeve të bursës dhe nuk ka asnjë vend në rajon që është vend eksportues të gjithë janë duke importuar. Ne jemi goditur rëndë sepse jemi vend më i varfër se të tjerët sepse shtatë herë më shumë shpenzon më shumë energji elektrike amvisëria në raport me industrinë”, ka thënë Kurti.

Ndryshe Kosova po përballet me reduktime të mëdha të rrymës në këto tri ditët e fundit. Në shumë qytete rryma po ndalet më shumë se dy orë.