Home Uncategorized E tmerrshme: Ky është vendi ku mbaheshin fëmijët lëmoshëkërkues në Prishtinë

E tmerrshme: Ky është vendi ku mbaheshin fëmijët lëmoshëkërkues në Prishtinë





Në mbrëmjen e 21 dhjetorit, Policia ka hasur në nëntë fëmijë lëmoshëkërkues në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë. Sinjali ka raportuar më parë se në lidhje me këtë rast është arrestuar Beha Sadikun, 39-vjeçar.

Gjatë kontrollës, Sadikut, i janë gjetur 200 euro, një thikë dhe një sasi e substancave narkotike. Përveç tyre, i dyshuari ka deklaruar edhe çanta me para të metalta, rreth 1170 euro, që u gjet në vendin e ngjarjes është e tij.

Ndërsa Sinjali ka siguruar edhe pamje nga vendi ku Sadiku po i mbante nëntë fëmijët lëmoshëkërkues.





Sipas pamjeve shihet se në atë vend shihet se kushtet për jetesë janë të mjerueshme dhe niveli i papastërtisë është shumë i lartë, pasi ka plot mbeturina të shpërndara nëpër dysheme.

Në videon e publikuar, vërehet se fëmijët lëmoshëkërkues nuk kanë as ku të ulen, pasi shihet që janë ulur në tokë dhe nëpër kuti të birrave.

\