Home Uncategorized Me kaq vite burg u dënua Vesel Veseli për rastin e 16-vjeçares...

Me kaq vite burg u dënua Vesel Veseli për rastin e 16-vjeçares nga Drenasi





Gjykata ka marrë sot vendim për rastin e dhunimit të 16-vjeçares nga Drenasi, rast ky që kishte nxitur edhe protesta në vend.
Vesel Veseli, polici nga Drenasi që dyshohet të ketë keqpërdorur seksualisht viktimën, është dënuar me katër vite burg.

“I akuzuari V.V. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe veprën penale Shtytja në ndërprerjen e shtatëzanisë nga neni 184 par.2 lidhur me par.1 lidhur me nenin 32 të KPRK-së, dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) viteve”, thuhet në njoftimin e gjykatës.Në këtë rast janë dënuar edhe avokati si dhe arsimitari i viktimës.