Home Uncategorized Dyshohet për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia largon stafin

Dyshohet për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia largon stafin





U.D., i Drejtorit të Stacionit të Autobusëve, Arianit Grezda, ka konfirmuar për Gazetën Express se aktualisht nuk ka asnjë person brenda Stacionit të Autobusëve në Prishtinë. Sipas raportimeve të para dyshohet për bo mbë.

Policia e Kosovës nuk ka konfirmuar asgjë për këtë rast, por në vendngjarje ndodhen të gjitha njësitet relevante.

“Jemi largu nga vendi i ngjarjes, çdo njeri e kanë largu”, tha Grezda për Express.

Ndërsa sa i përket dyshimeve për bo mbë, ai kërkoi që të pyeten organet e rendit.