Home Uncategorized Diaspora po vjen, fluks i madh në pikat kufitare, ja sa orë...

Diaspora po vjen, fluks i madh në pikat kufitare, ja sa orë janë pritjet





Në prag të festave të fundvitit, pritjet kufitare po shtohen për shkak të fluksit të madh të automjeteve.

Diaspora shqiptare në numër të madh ka marrë rrugën për Kosovë për të festuar festat në gjirin familjar.

Në vendkalimet kufitare në Horgosh dhe Reska pritjet janë nga 3 deri në 4 orë, shkruan Indeksonline.





Informacion me rëndësi për të gjithë diasporën që kalon në rrugën tranzit për Serbi është se nuk ka nevojë për test apo çertifikatë të Covidit.

Kolona në Hungari është rreth tre kilometra e gjatë dhe pritjet janë rreth 3 orë.

Vetëm mbrëmë kanë kaluar 13 mijë pasagjerë, apo 3000 automjete të ndryshme.