Home Uncategorized Arsimtari Shkëlzen Xhekaj dënohet me 4 vjet e gjashtë muaj burgim për...

Arsimtari Shkëlzen Xhekaj dënohet me 4 vjet e gjashtë muaj burgim për dhunimin e 16-vjeçares në Drenas





Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj shtatë të akuzuarve për rastin e keqpërdorimit se ksual të vajzës së mitur nga Drenasi.

Në mesin e të dënuarve për këtë rast është edhe arsimtari i të miturës, Shkëlzen Xhekaj.

Ai u dënua me 4 vjet e gjashtë muaj burgim për “Keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”.

Xhekaj po ashtu u gjet fajtor pasi që kishte nxitur të miturën për të kryer akte se ksuale, duke i premtuar rrejshëm se do të martohet me të.





“I akuzuari Sh.XH., është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe veprën penale Nxitja e akteve sek suale me premtim të rrejshëm të martesës nga neni 240 të KPRK-së dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Në këtë rast, në mesin e të dënuarve është edhe polici Vesel Veseli dhe avokati Gazmend Halilaj.