Home Uncategorized Musliu: Peci më quajti vrasëse, duhet të tregojë se kë e paskam...

Musliu: Peci më quajti vrasëse, duhet të tregojë se kë e paskam vrarë





Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci sot gjatë komisionit të bujqësisë e ka quajtur vrasëse.

“E gjujta me ujë në momentin që ai mu drejtua që unë jam pjesë e krimit, që unë qëndroj prapa krimit, dhe erdhi në një pikë që më quajti edhe vra sës… Vr asës na ka qujtë masi kam protestu me ujë, por më ka quajtur kriminel”, ka thënë Musliu për Edicionin Special.

Musliu shtoi se do të ngrijë padi ndaj ministrit, duke theksuar se ai duhet të tregojë se kë e paska vrarë ajo.





“Unë do ta ngrij padinë ndaj Pecit për akuzat që m’i ka drejtu. Zotëri Peci duhet të tregojë se në cilën organizatë kriminale bëj pjesë, mbrapa cilave zyra është emri im, dhe kë e ka vra Ganimete Musliu”, ka vazhduar ajo.

Ajo për veprimin ku e sulmoi me ujë ministrin, nuk i kishte rënë pishman dhe tha se do të vepronte njëjtë me cilindo ministër që hedh akuza të pabaza.

“Kam qenë e vetëdijshme që kam qenë para mediave, dhe qëndroj pas çdo veprimi njëjtë do të reagoja edhe ndaj çdo ministri që vjen për të linqu, për të akuzu deputetët kur nuk ka asnjë argument”, ka shtuar Musliu.





Ajo shtoi se ka tentuar disa herë ta ndalte ministrin dhe mënyra e vetme për ta ndalur ishte veprimi që ndërmori me ujë.

“Xhirimet janë kam tentu disa herë, i kam kërku kryetares së komisionit disa herë që t’ia ndërpresë fjalën dhe në momentin kur ai nuk ndalej kur kryetarja tentonte me ia ndalë fjalën atëherë ishte e vetmja mënyrë që ai të qetësohej edhe të ndalej e të mendojë për veprimet që është duke i ba”, ka thënë ajo.

Ajo tha se prokuroria duhet të merret me ministrin Peci, pasi sipas saj ai ka bërë dy herë vepra penale.

“Prokuroria do të duhej të merrej me Faton pecin, për shkak se ai ka ba vepër penale dy herë, njëherë duke fshehur vendimin për anulim të thirrjes për grande dhe herën tjetër duke ndërhy në ueb faqen e ministrisë e duke i ndërru datat”.

“Le të hetojnë çdo gjë që ka Ganimete Musliu, çdo gjë që është pronë e Ganimete Musliut le ta hetojnë po unë nuk do të lejojë që një ministër që ka dalë si ai llumi pas vërshimeve të hedh akuza ndaj emrit tim”, ka vazhduar deputetja.