Home Uncategorized KEDS me njoftim të rëndësishëm: Nga nesër reduktimet do ta prekin çdo...

KEDS me njoftim të rëndësishëm: Nga nesër reduktimet do ta prekin çdo konsumator





Nga nesër do të ketë reduktime të energjisë elektrike. Kështu kanë njoftuar nga KEDS, teka kanë thënë se gjatë ditëve të fundit sistemi elektroenergjetik i vendit është i ngarkuar, ndërsa nga ndërprerjet do të preket çdo konsumator, përcjellë Gazeta Metro.

Sipas njoftimit thuhet se sistemi elektroenergjetik në vend është mbingarkuar, dhe rrjedhimisht do ketë ndërprerje në të gjithë vendin.

“Gjatë ditëve të fundit, sistemi elektroenergjetik i vendit është mbingarkuar tej mase. Të njëjtën kohë, duke u ballafaquar me krizën më të rëndë elektroenergjetike botërore, Operatori i Tregut- KOSTT, duke u bazuar në ligjet në fuqi, ka udhëzuar që të fillohet me kufizime të energjisë elektrike.





Këto kufizime do të jenë rreth dy orë dhe do të prekin të gjithë konsumatorët në kohë të ndryshme, përveç atyre emergjentë. Kjo situatë do të mbizotërojë gjatë 24 orëve të ardhshme, ndërsa për ditët në vijim në jemi në pritje të instruksioneve nga KOSTT-i dhe do të veprojmë konform tyre”, thuhet në komunikatën e KEDS.

Me këtë rast KEDS ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike.

“Sistemi elektroenergjetik i vendit është afektuar tashmë komplet nga kriza globale dhe pasojat e saj përballohen më lehtë, nëse secili nga ne jep kontributin e tij. Pra, që kriza të ketë ndikim sa më të vogël, KEDS apelon për kursim maksimal të energjisë elektrike dhe përdorim të formave alternative të ngrohjes, aty ku ka mundësi”, thuhet në komunikatë.