Home Uncategorized Vetura godet një vajzë të mitur afër Skenderajt

Vetura godet një vajzë të mitur afër Skenderajt





Para pak minutash, një vajzë e mitur derisa po lëvizte skaj rrugës është goditur nga një veturë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Klinë të Epërme të Skenderajt.

Vajza ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës.

Njësitet përkatëse të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin./IndeksOnline/