Home Uncategorized Zbulohet marrëveshja e fshehtë e Fifit dhe Granitit për lidhje larg syve...

Zbulohet marrëveshja e fshehtë e Fifit dhe Granitit për lidhje larg syve të publikut





E ndërkohë që dhe moderatorja e “Big Brother VIP”, Arbana Osmani, ndau një foto të tyre ku shfaqeshin të afërt dhe të dashur me njëri-tjetrin, në fakt pas këtij takimi në Tiranë fshihet një tjetër afrimitet mes tyre.

Miq të afërt të Fifit dhe Granitit kanë treguar për “Panorama Plus” se ata i kanë sqaruar keqkuptimet dhe kanë bërë marrëveshje sekrete për ta vazhduar lidhjen larg syve të publikut.

Por gjatë takimit në Tiranë, duke qenë se ishin në një festë dhe konsumuan ndonjë gotë, nuk arrinin të mbanin distancën që kishin bërë plan të mbanin, për të qëndruar diskretë dhe larg komenteve që mund të bëhen në mediat online, Granit Cana ishte ndër banorët më të komentuar në “Big Brother” sidomos në raportin e tij me Fifin.





Në një rrëfim për RTV Dukagjini, ai foli vetë i pari për raportin delikat me këngëtaren që po ashtu u largua nga “Big Brother”, pasi humbi ndjenjat gjatë transmetimit live, pas një debati me opinionisten Balina Bodinaku.

“Fifi më ka nxjerrë anën time emocionale para publikut, me të jam shprehur më lirshëm pasi që te të tjerët nuk është se kam pasur besim, por më pas gjërat janë dramatizuar kur dola e pashë që disa gjëra i kanë bërë shumë të mëdha, unë asnjëherë nuk kam injoruar shëndetin e Fifit, unë e vlerësoj Fifin dhe kam thënë se do ta kem gjithmonë mikeshë”, u shpreh ai.

Pas daljes nga shtëpia, Fifi u mor në patronazh nga miku i saj Flori Mumajesi, i cili do kujdesej për të pas shqetësimeve me ankthin që shfaqi gjatë qëndrimit në shtëpi.





Ajo fitoi vëmendjen e publikut me këngën “Diell”, të punuar me Brunon, që u shndërrua në hit në pak orë, aq sa e postoi edhe Kryeministri Edi Rama, si sfondin me borë në veri të vendit.

Në lidhje me gjendjen e saj aktuale ajo iu përgjigj disa prej pyetjeve të ndjekësve të saj, të cilat sigurisht lidheshin me të madhe me aventurën në “Big Brother VIP” e pyetur për zhgënjimet ku nënkuptohej edhe Graniti, Fifi u shpreh: “Çka më ka dhimtë janë go.ditjet që kanë marrë njerëzit e mi duke i ofenduar, mesazhet prej më të shpifurave”.