Home Uncategorized Protestuesit i vënë flakën dhe shkelin flamurin e Serbisë

Protestuesit i vënë flakën dhe shkelin flamurin e Serbisë





Tashmë ka nisur protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër ardhjes së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Tiranë.

Disa protestues në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë djegur flamurin serb të vendosur në rrugë.

Ata e kanë marrë flamurin dhe kanë nisur t’i vënë zjarrin duke lëshuar sharje ndaj Serbisë, po ashtu edhe ndaj Edi Ramës e Aleksandër Vuçiqit.