Home Uncategorized Bajram Çerkini merr ofendime të rënda pasi e kritikoi Kurtin për çështjen...

Bajram Çerkini merr ofendime të rënda pasi e kritikoi Kurtin për çështjen e të pagjeturve





Udhëheqësi i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, Bajram Çerkini, ka kritikuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se e ka përdorur çështjen e të zhdukurve vetëm për të fituar vota.

Pas deklaratave të tij, në rrjete sociale kanë shpërthyer sharjet e fjalët fyese ndaj Çerkinit, raporton Express

“Ne jemi takuar kur ka lyp vota. Ne na thotë se krejt çka keni ju e keni Andin Hotin, kqyr se ai na e mbyll gojën me Andinin për shkak se ai e ka babën të pagjetur, por njeri i cili i din gjërat, por nuk përvojë nuk ka shans me punuar diçka me punuar pa i thënë Albin Kurti”, ka deklaruar Çerkini të dielën.





Pas këtyre deklaratave, komentuesit në rrjete sociale nuk e kanë kursyer të moshuarin i cili tash e 22 vite vuan për fatin e të bijve të zhdukur.