Home Uncategorized A do jetë ky shqiptari i njohur që do të futet në...

A do jetë ky shqiptari i njohur që do të futet në shtëpinë e “Big Brother” në 1 janar?!





Tashmë e dimë që në janar “Big Brother VIPAlbania” do të jetë ‘live’ në ekranet e shqiptarëve në një mbrëmje që pritet të jetë spektakolare, me shumë të ftuar dhe surpriza pafund për banorët brenda por edhe për publikun.

Edhe pse jemi mësuar ta shohim të martave dhe të premteve, produksioni ka vendosur që shqiptarët ta nisin ditën e parë të vitit të ri pikërisht me ‘BBV’.

Nga burimet për “Revista Ora” thuhet se në shtëpinë më të famshme të momentit, në 1 janar do të hyjë një emër i madh, që do të jetë super surprizë për banorët dhe për gjithë publikun.





Bëhet fjalë për ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Loriku do të jetë i ftuari special i kësaj nate, por ende nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë në shtëpi; nëse do të jetë i ftuar apo do të qëndrojë deri në fund të këtij edicioni të ‘BBV’.

Kujtojmë që Lorik Cana ka pasur lidhje të ngushta me njërin nga ish-konkurrentët e këtij sezoni, kushëririn e tij, Granit Canën, i cili e la shtëpinë pak kohë më parë, pasi doli më pak i preferuari për publikun nga të nominuarit e asaj mbrëmje. /Iconstyle/