Home Uncategorized Zgjedhjet në pranverë? Haxhi Avdyli thotë se s’ka rrëzim e as vetërrëzim...

Zgjedhjet në pranverë? Haxhi Avdyli thotë se s’ka rrëzim e as vetërrëzim të Qeverisë





Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli nuk parasheh zgjedhje të reja parlamentare pranverën e ardhshme.

Ai ka thënë se koalicioni Vetëvendosje- Guxo e ka marrë besimin e qytetarëve për t’i avancuar proceset në të cilat, sipas tij, 20 vitet e fundit ka pas keqqeverisje, dhe ngecje.

“Nuk ka asnjë shenjë të tillë që do të ketë ndonjë rrëzim apo vetërrëzim, por do të ketë vetëm shtim të punëve të mira për vendin. Këtë vit është dashur të sanohen gropat e mëdha të cilat i kanë lanë sidomos PDK janë duke u sanuar në shumë sektor. Këto dëme do të sanohen dhe do të avancohen proceset përpara. Kosova s’ka kohë më humbë më zgjedhje”, ka thënë Avdyli për Indeksonline.





Më tutje, ai ka thënë se vendi ka nevoje për stabilitet dhe ky stabilitet, sipas tij, u arrit më 14 shkurt.

“Koalicioni do të jetë në ballë të proceseve si në dialog dhe bashkërisht edhe me aleatët tanë do të arrijmë të përmirësojmë dëmin që e kanë bërë partitë që e kanë udhëhequr dialogun. Unë besoj që nuk ka asnjë arsye që për hatër apo ambicie të Serbisë të shkohet në zgjedhje”, ka shtuar ai.

Zgjedhjet, sipas tij, do të prodhonin të njëjtin rezultat dhe asgjë nuk do të ndryshonte.





Në anën tjetër, deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë një ditë më parë se kryeministri Kurti në mungesë të alternatives për problemet me të cilat ballafaqohet Kosova, do ta përdor asociacionin si pretekst që në pranverë të shkohet në zgjedhje.