Home Uncategorized Netflix vjen me një film për shqiptarët

Netflix vjen me një film për shqiptarët





Nga 23 dhjetori, filmi “Arbëria” me regji të regjisores me origjinë kalabreze, Francesca Oliverit, do të shfaqet në platformën Netflix.

Ky film i është kushtuar arbëreshëve të Italisë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka thënë se është privilegj të shohësh një film për shqiptarët në Netflix.

Filmi debutues i Francesca Olivierit, “Arbëria”, është një nder për kulturën arbëreshe. Filmi tregon historinë e kthimit në origjinë të Aidës, një e re arbëreshe iniciative dhe autonome, e cila duhet të merret me identitetin e saj social dhe kulturor.