Home Uncategorized Haradinaj: Ushtrisë së Kosovës i duhen 10 miliardë euro buxhet

Haradinaj: Ushtrisë së Kosovës i duhen 10 miliardë euro buxhet





Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar se Ushtrisë së Kosovës i duhet një buxhet prej 10 miliardë eurosh, në mënyrë që të arrihet gjendja e nivelit së fuqisë ushtarake.

Ai tha se duhet hapur një fond për forcimin e Ushtrisë së Kosovës, që do të krijohej me ligj dhe do t’ia mundësonte secilit shqiptarë t’ia ofronte Kosovës aftësinë për mbrojtje.

Haradinaj në një tubim në Deçan deklaroi se 100 milionët e ndarë nga buxheti i Kosovës për Forcën e Sigurisë së Kosovës, nuk janë të mjaftueshme dhe se Kosova nuk e barabartë ndaj atyre që e cenojnë sovranitetin e vendit.





“Për të mundur të barazohet Kosova me agresorin tonë te djeshëm, për ta arritur gjendjen e nivelit të fuqisë ushtarake, Ushtrisë së Kosovës i duhen 10 miliardë euro buxhet. 100 milionë euro në vit nuk janë të mjaftueshme as për mirëmbajtjen e gjendjes ekzistuese e as për rritjen e kapaciteteve ushtarake në nivelin që është e nevojshme”, ka thënë ai.

Ish-kryeministri ka thënë se Kosova duhet ta ketë brengën për sigurinë e saj.

“Siguria kur ta jep tjetri nuk është e jotja. Ne jemi përjetësisht falënderues dhe mirënjohës Amerikës dhe NATO-s për ndihmën që na kanë dhënë dhe që vazhdojnë ta japin për vendin tonë”, shtoi ai.

Qeveria Kurti për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) kishte ndarë 100 milionë euro, duke u thënë se “kësi buxheti nuk ka pasur kurrë”.