Home Uncategorized Gjermani që luftoi në UÇK e quan Ramushin “politikan idiot”

Gjermani që luftoi në UÇK e quan Ramushin “politikan idiot”





Gjermani i cili erdhi të luftojë për UÇK-në gjatë luftës së fundit në Kosovë, Roland Bartezko, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në twitter¸ e ka quajtur “idiot” liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kjo deklaratë e Bartezkos erdhi pasi Haradinaj tha se Ushtrisë së Kosovës i duhen 10 miliardë euro buxhet.

“A ka ndonjë politikan-idiot më të madh përreth?”, pyeti Bartezko.

Is there a bigger idiot-politician around?https://t.co/n1Wd6NEaME





Cicërima e Bartezkos në twitter ka marrë reagime të shumta pas kësaj çfarë tha për gjeneralin Haradinaj.

“Që të mund të barazohet Kosova me agresorin tonë te djeshem, për ta arritur gjendjen e nivelit të fuqisë ushtarake, Ushtrisë së Kosovës duhen 10 miliardë euro buxhet. 100 milionë euro në vit nuk janë të mjaftueshme as për mirëmbajtjen e gjendjes ekzistuese e as për rritjen e kapaciteve ushtarake në nivelin që është e nevojshme”, ka thwnw Haradinaj.