Home Uncategorized Eshtë multimilioner, por fansat kanë mbetur të shokuar në çfarë kushte jeton...

Eshtë multimilioner, por fansat kanë mbetur të shokuar në çfarë kushte jeton nëna e Nusretit





Kuzhinieri i njohur turk, Nusret Gokçe ka shpërndarë një video të një ribashkimi të fundit me nënën e tij – duke nxitur përdoruesit e mediave sociale të pyesin pse ajo jeton ende në një shtëpi të atillë, pavarësisht pasurisë së tij të pamasë.

Pavarësisht kësaj, videoja e ribashkimit që ai shpërndau – e cila e tregonte atë duke përqafuar nënën e tij, përpara se dyshja të uleshin në divan për një bisedë komode – dukej se e tregonte shtëpinë e prindërve të tij si disi modeste.

Nusreti, e ndau klipin në Instagram, duke i shkruar thjesht ‘Pashë nënën time pas dy vjetësh’.





Reagimet e ndjekësve ishin të menjëhershme duke e kritikuar atë në forma të ndryshme:

“Keni aq shumë para, si është e mundur që nëna juaj nuk jeton në një rezidencë”.

“Pas 2 viteve??!!!!Pse??!!!! dhe përse nuk blen një shtëpi më të mirë për prindërit. Jeni i pasur tani”.





“Shpenzo më shumë kohë me të ose mere me vete në një nga restorantet e tuaja të shtrenjta… Ata janë të plakur dhe duhet të kalojnë gjithë ato shkallë. Bliju një apartament me lift”, shkruanin ndjekësit e Nusretit.