Home Uncategorized E kujt ishte ideja për ”Treshi Përsheshi – Junior”, tregon Sevdai Radogoshi

E kujt ishte ideja për ”Treshi Përsheshi – Junior”, tregon Sevdai Radogoshi





Djemtë e legjendave të humorit kosovar, të ndjerit Ibrahim Krajkova-Leci e Rasim Thaçit-Cima, si dhe aktorit Sevdai Radogoshi-Qumili, Shkumbin Radogoshi, Artan Thaçi, e Bekim Krajkova, së fundmi, kanë nisur xhirimet e projekteve të reja, ku do të sjellin “Treshi Përsheshi – Junior”.

”Qumili” përmes postimeve në rrjete sociale nuk ka hezituar ta shfaqë entuziazmin në mënyrë që të rikthehen komeditë e kohërave të arta, por kësaj radhe nga juniorët.

Për këtë, sot Sevdai Radogoshi për portalin rtv21.tv bëri të ditur se ideja për krijimin e këtij formati të ”Treshi Përsheshi-Junior”, ishte e Zana Radogoshit.





Sipas aktorit, temat që do të trajtohen janë nga arkiva e ”Treshi Përsheshi”, pra tekstet e luajtura nga Leci, Qumili dhe Cima, me regji nga Sevdai Rodogoshi.

Ky i fundit foli edhe për mënyrën se si e kanë pritur lajmin djemtë e të ndjerëve.

”Lajmin e kanë pritë me shumë pasion, madje nuk kanë vështirësi në interpretim sepse po i luajnë rolet e baballarëve të vet”, u shpreh Radogoshi.


Tutje, aktori për rtv21.tv tregoi se nuk kanë probleme në realizim, sepse është prezent edhe ai në xhirime.





Kujtomë se ”Treshi Përsheshi” ishte formuar në dhjetor të vitit 1986 nga Cima, Leci e Qumili, e pikërisht në këtë kohë, dhjetor 2021, është formuar “Treshi Përsheshi – Junior”, nga pasardhësit e legjendave. /21Media