Home Uncategorized Albin Kurti ia kërkoi tokat e shtetit, Ramush Haradinaj tregon se kur...

Albin Kurti ia kërkoi tokat e shtetit, Ramush Haradinaj tregon se kur do t’ia kthejë





Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për rreth 200 mijë hektarëve të privatizuar nga ai në fshatin Gllogjan, të cilat kryeministri Albin Kurti, i kërkoi që t’ia kthejë shtetit.

Ai në një intervistë për arbresh.info tha se t’i rikthente nëse i duhen Kosovës, por jo për Kurtin.

“Nëse shteti ka nevojë krejt në Kosovë është e shtetit edhe ato 200 hektar e krejt. Idea e talljes që unë kam shfrytëzuar një të drejtë në bazë të ligjit sikur se çdo njeri që merr pjesë në ekonomi të gjithë përveç komunisteve që dëshirojnë me jetuar sikur në Kore.

Unë kam shfrytëzuar një të drejt në kohë të OKB-së dhe nëse i vyejnë Kosovës po por jo Kurtit”, tha Haradinaj.