Home Uncategorized Qeveria Kurti paralajmëron reciprocitet me Serbinë në mallra

Qeveria Kurti paralajmëron reciprocitet me Serbinë në mallra





Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari ka thënë se Kosova po sfidohet me barriera të ndryshe nga Serbia dhe Qeveria e Kosovës do të ndërmerr masa duke vepruar njëjtë.

Ajo tha se transportuesit e mallrave që vinë nga Evropa për në Kosovë dhe kalojnë nëpër Serbi, po sfidohen dhe detyrohen të bëjë eksport brenda Serbisë dhe jo drejt Kosovës, për ku edhe kanë dokumente që nga nisja.

Ministrja Hajdari u ndal edhe te kërkesa që iu është bërë CEFTA-s, ku kanë kërkuar të përfaqësohet si shtet dhe jo si UNMIK-ut, por një gjë e tillë tha se në mënyrë unanime nuk është mbështetur.





“Kjo kërkesë ishte shumë sfiduese për atë takim pasi Serbia insistonte që mos të shqyrtohet fare kërkesa jonë në takimin e komitetit drejtues të CEFTA-s, i cili u mbajt para dy dite. Kërkesa nuk gjeti përkrahje pasi është ndikimi shumë i madh i Serbisë. Serbia ka ndikimin më të madh në CEFTA“, tha Hajdari në TV 21.

Sipas saj, për investimet e huaja duhet t’i ulin apo heqin të gjitha barrierat që hasin ata.