Home Uncategorized Këto lagje të kësaj komune nesër do të mbesin 8 orë pa...

Këto lagje të kësaj komune nesër do të mbesin 8 orë pa ujë





Gjatë ditës së nesërme, 19 dhjetor 2021 duke filluar nga ora 10:00-18:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: Lagjja e Spitalit, Mati 1 dhe Bregu i Diellit në Prishtinë.

Kjo për shkak të punimeve teknike në gypin magjistral fi 600 mm Badoc – Prishtinë.

“Ua kujtojmë se, kur kemi punime të tilla në gypa më të mëdhenj, në moment që uji vjen në krojet tuaja duhet lënë të rrjedhin për pak minuta për shkak që mund të vjen i turbullt , deri në shpërlarjen e linjës.

Poashtu, ne po e saktësojmë kohën e realizimit përfundimtar të punimeve, por në moment që gypi funksionalizohet merr pak kohë derisa të vjen në krojet tuaja, për shkak të gjatësisë së linjës dhe mbushjes së rezervuarëve të konsumatorëve individual, të cilët ne nuk i menaxhojmë” thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.