Home Uncategorized Festa Qoqaj e dashuruar marrëzisht

Festa Qoqaj e dashuruar marrëzisht





Moderatorja dhe blogerja, Festa Qoqaj, u bë bujë në media para disa javësh kur u publikua një video intime e saj krahë një mashkulli.

Duke mos zbuluar asgjë për publikun së fundi ajo ka heshtur të gjithë zërat që flisnin për veprimin e bërë, shkruan “Kosovarja”.

Bukuroshja e konfirmoi lidhjen e saj me Bonart Ajvazi, i cili është edhe menagjeri i këngëtarit të njohur, Yll Limani.

Së fundi, ajo ka treguar se sa e dashuron atë duke ndarë një imazh të ëmbël nga tavolina e darkës përballë të dashurit.





Qoqaj ka postuar një fotografi ku është Bonart Ajvazi i cili në krahë ka qenushin e blogeres.

“Zemra ime”, ka qenë mbishkrimi i moderatores e që tregon mjaft se po kalon kohë të mirë me Bonart Ajvazi.