Home Uncategorized Plasin shakatë me Borën dhe Donaldin, ja se çfarë kanë bërë kësaj...

Plasin shakatë me Borën dhe Donaldin, ja se çfarë kanë bërë kësaj here fansat e dyshës





Dyshja më e komentuar momentalisht janë Donald Veshaj dhe moderatorja Bora Zemani, shkak i vëmendjes mediatike ka filluar nga një puthje që ky “çift” e shkëmbyen gjatë një spektakli në “Big Brother Vip”.

Së fundmi, nga fansat e Donaldit dhe Borës,në Facebook është hapur një grup me titullin: “A mund të bëhemi 10 milion shqiptar që të bashkojmë Donaldin me Borën”.

Këta të dy ishin deklaruar se janë të ndarë, por puthja që ndodhi mes dyshës në “BBV” ngjalli dyshimet tek fansat e çiftit se mund të ketë diçka mes tyre, por veprimet e Donaldit i cili është shfaqur mjaft i afruar me Beatrix Ramosaj tregojnë të kundërtën, afrimiteti i tyre hedh posht mundësitë se mund të ketë diçka mes Donaldit dhe Borës.





Ky grup ka arritur deri 345 njerëz të cilët janë pro lidhjes së Donaldit me Borën.

Por ky grupi nuk duhet të meret seriozisht pasi që është vetëm një shaka.

Raporti i Donaldit dhe Borës është bërë edhe viral në rrjete sociale, kjo mund të dallohet shumë lehtë ku të gjitha rrjetet sociale janë të stërmbushura me video, fotografi dhe githçka rreth tyre./Blic/