Home Uncategorized Lushtaku deputetëve të LVV-së: Marre duhet me iu ardhë, s’iu kisha lanë...

Lushtaku deputetëve të LVV-së: Marre duhet me iu ardhë, s’iu kisha lanë me hi në Kuvend





Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj moskalimit të amandamentit për projektin për Ujësjellësin Shipol – Brus, në vlerë prej 4,871,351.00 eurosh.

“Ja keni ndalë ujin Drenicës. Marre duhet me ju ardhë. E keni tregu fytyrën e vërtetë. Edhe po ua heqni qytetarëve të Skenderajt ujin, edhe po buzëqeshni. Zgerdhijuni!” deklaroi në foltore Lushtaku.

Ky projekt nuk kaloi pasi mori 52 vota kundër nga deputetët prezent në Kuvend.