Home Uncategorized Helmohen 7 nxënës në Prizren

Helmohen 7 nxënës në Prizren





Shtatë nxënës janë helmuar me ushqim në një lokal në Prizren, të cilët edhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit. Pas tretmanit mjekësor, disa menjëherë e disa pak më vonë, ata janë liruar në shtëpi.

Njësitë policore, një ekip i ndihmës së shpejtë dhe inspektorët sanitar kanë dal në vendin e ngjarjes, për t’u marr me rastin.Policia janë duke hetuar rastin, ndërsa inspektorët sanitarë kanë marrë vendim që lokali ku nxënësit janë ushqyer, të mbyllet.

Nga Spitali i Prizrenit thonë për KALLXO.com, se kanë pranuar 7 pacientë me probleme shëndetësore.“Gjatë ditës së djeshme në repartin e infektives kanë kërkuar ndihmë 7 pacientë (nxënës të një shkolle).





Tre pacientë pas kontrollimit të mjekut janë lëshuar menjëherë në shtëpi, ndërsa 4 janë hospitalizuar dhe janë trajtuar me terapi infusive. Pas marrjes së terapisë edhe ata janë lëshuar në shtëpi.

Simptomat kanë qenë vjellje dhe therje barku”, thonë nga Spitali i Prizrenit.Ndërsa nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë po ashtu e kanë konfirmuar rastin dhe marrjen e masave karshi situatës së gjetur në terren.“Në shkollë është marrë një mostër e picës e cila ishte duke u konsumuar nga njëri prej nxënësve.

Pastaj është bërë inspektimi i furrës se bukës ku janë marr edhe tre mostra (1 mostër cope pice e përgatitur dhe 2 sallame të prodhuesit Koral me të cilët është furnizuar furra). Janë kontrolluar hapësira dhe mjetet e punës. Pas vlerësimit të trupës inspektuese furra është mbyllur menjëherë për kryerjen e hulumtimeve. Furra qëndron e mbyllur deri në një vendim tjetër nga inspektorati”, thonë nga AUV.