Home Uncategorized E refuzoi ftesën e Big Brother Vip, Çiljeta tregon arsyen si dhe...

E refuzoi ftesën e Big Brother Vip, Çiljeta tregon arsyen si dhe jep emrin e fituesit sipas saj





Çiljeta nuk ka preferuar të bëhet pjesë e BBV.

Këngëtarja shqiptare dje ka hapur një pyetësor ku nuk ka hezituar t’iu kthejë përgjigje ndjekësve në instagram.

As Çiljeta nuk iu ka shpëtuar pyetjeve rreth spektaklit të Big Brother Vip, ku ka treguar edhe detaje tjera.

E pyetur se nëse do kishte marrë ftesë a do hynte në Big Brother Vip ajo ka treguar se ftesë ka marrë po nuk e ka pranuar.

“Në fakt e mora, por me shume me shijonj nga shpia ime”, ishte përgjigjja e këngëtares, ao po ashtu ka shtuar se si fituese e sheh Arjolën.

”Arjola eshte nje super mama mendoj une dhe mund ta fitoje”, tha Çiljeta./Lajmi/