Home Uncategorized Dalin pamjet nga vendi ku u dogj i riu në Deçan

Dalin pamjet nga vendi ku u dogj i riu në Deçan





I riu Mentor Himaj nga fshati Lloqan i komunës së Deçanit, ka vdekur sot, pasi i njëjti është dje gur brenda shtëpisë së tij.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ndërkohë që zjarrfikësit në Deçan kanë publikuar foto nga vendi i ngjarjes.

“Një shtëpi është duke u djegur, me të marrë informatën Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend ngjarje, dhe gjatë intervenimit nga zjarrfikësit është vërejtur se një person është brenda i djegur (karbonizuar), vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor”, tha policia.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente dhe Prokurori i shtetit, me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore ne Prishtinë (IML) për obduksion dhe rasti cilësohet si ‘Hetim i vdekjes’“, thuhet në njoftim.






Për vdek jen e të riut ka njoftuar edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“I rëndë dhe pikëllues lajmi për ndarjen tragjike nga jeta, e të riut Mentor (Canë) Himaj nga fshati Lloqan komuna e Deçanit. Ngushëlime familjes Himaj, miqve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Gjatë ditës së sotme edhe një 35-vjeçar ka humbur jetën në Deçan pasi një lisë i ka rënë përmbi.

I ndjeri ishte duke prerë dru në mal. Sipas mjekut të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj”, Selmon Berisha, personi ka arritur i vdekur në këtë qendër.

“Ka qenë duke pre dru në mal, ka ardhur i vde kur në QKMF”.