Home Uncategorized Adriana Matoshi rikthehet në Kuvend pas operacionit, pritet me duartrokitje nga deputetët

Adriana Matoshi rikthehet në Kuvend pas operacionit, pritet me duartrokitje nga deputetët




Deputetja Adriana Matoshi është rikthyer sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit pas ndërhyrjes kirurgjike që ka pasur, raporton Gazeta Express.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka uruar mirëseardhje Matoshit në seancë dhe i ka uruar shëndet. Ajo është mirëpritur me duartrokitje nga kolegët deputetë.

“Kësaj seance sapo i dha jetë më shumë deputetja që sapo arriti, deputetja Adriana Matoshi. Ajo ka kaluar nëpër një ndërhyrje kirurgjike të vështirë dhe ia ka dalë jo vetëm se vet është e fuqishme por edhe se çdo minutë kemi qenë më ty. Të dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë”, ka thënë Konjufca.