Home Uncategorized Pamje brenda laboratorit të drogës që u zbulua sot nga Policia në...

Pamje brenda laboratorit të drogës që u zbulua sot nga Policia në Obiliq (FOTO/VDEO)





Policia ka njoftuar se në bodrumin e një shtëpie në fshatin Shkabaj është zbuluar një laborator për prodhimin e substancave narkotike

“Në fshati Shkabaj Prishtinë, gjatë kontrollimit të shtëpisë se të dyshuarit A.Zh., (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar) është gjetur laborator për kultivimin e kanabisit (bimët ishin në fazën finale të rritjes dhe brenda dhjetë ditëve pritej vjelja e tyre)“, njofton policia.

“Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar/sekuestruar: 594 vazo të mbjella me bime të kanabisit (me gjatësi rreth 2 metra dhe peshë të përgjithshme rreth 300 kg), sistemi i ventilimit, pajisjet për ndriçim, pajisjet për ujitje të bimëve, 10 pako me pesticide, 2 vetura, një revole 7.65 mm, 8 fishekë, 3 telefona si dhe prova tjera materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.





Me kërkesë të prokurorit dhe urdhër të gjykatësit, shtëpisë që është shfrytëzuar për kultivim të kanabisit i është vënë shiriti rrethues për sekuestrim të përkohshëm.

Prokurori i rastit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të tij të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.