Home Uncategorized Noizy pasi u lirua: Sistemi është mu*, mbi Policinë e Kosovës janë...

Noizy pasi u lirua: Sistemi është mu*, mbi Policinë e Kosovës janë disa idiotë që e komandojnë atë





Gazeta Sinjali sot raportoi se reperi shqiptar Noizy mbrëmë është ndaluar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë, derisa po vinte nga Shqipëria në Kosovë, për shkak të një urdhërarresti të lëshuar nga Gjykata.

Ai kaloi natën në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ndërsa u lirua sot pasi që pagoi një gjobë prej 2 mijë eurosh.

Pas lirimit, Noizy ka reaguar lidhur me këtë rast, duke sqaruar se rasti lidhej me përleshjen që kishte ndodhur në shtator të 2016-ës në Prishtinë.

Ai shprehu respektin e tij për Policinë e Kosovës për sjelljen njerëzore, por tha se mbi ta janë disa idiotë që e komandojnë atë, shkruan Gazeta Sinjali.





“Respekt për Policinë e Kosovës, por sistemi është mu*. Fakti që dikush vendos të nxjerr një fletëarrest pa të lajmëruar, sikur të paktën një herë, ndaq me telefonatë, ndaq me postë, ndaq me e-mail, të lën të kuptosh se mbi Policinë janë disa idiota që e komandojnë atë.

Më e forta është se më thanë e kemi lajmëruar një shokun tonë që e njeh një shokun tënd, për këtë rast. Sepse ty nuk të gjenim asnjë kontakt…, vërtet kaq vështirë është?? Nejse”, shkroi ai.

“Bëhej fjalë për incidentin që ka ndodhur në “Swiss Diamond” në Prishtinë, 13 shtator 2016 dhe sipas tyre, paskam një gjobë për të paguar dhe janë kujtu mbas 6 vitesh. Por, kanë harru t’më kontaktojnë dhe kanë vendos të nxjerrin fletëarrest. Edhe një herë respekt për Policinë e Kosovës dhe për sjelljen njerëzore”, shtoi ai./GazetaSinjali/