Home Uncategorized Mërgimtari nga Suedia: Këta nga diaspora që e kanë votu VV-në, duhet...

Mërgimtari nga Suedia: Këta nga diaspora që e kanë votu VV-në, duhet me shku tash në Kosovë m’u përballë me vuajtjet në këtë krizë energjetike e ekonomike





Kosova është duke u përballur me krize energjetike këto ditë e fundit, shkruan Gazeta Demos

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se situata energjetike në Kosovë gjatë tri ditëve të ardhshme pritet të rëndohet, duke shtuar se mjetet e parapara për import të rrymës për tërë vitin janë shpenzuar për vetëm dy muaj.

Pas paralajmrimit të krizës energjetike ka pasur reagime të ndryshime, nga opozita e qytetarë të Kosovës, si dhe nga diaspora.

“Këta nga diaspora që e kanë votu VV-në, duhet me shku tash në Kosovë m’u përballë me vuajtjet në këtë krizë energjetike e ekonomike” ka thënë mërgimtari nga Suedia.





Përveç çmimit të energjisë elektrike, që pritet të shtrenjtohet, muajve të fundit në Kosovë janë shtrenjtuar dukshëm edhe çmimet e produkteve bazë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rritja e çmimeve ka filluar nga muaji prill me 1.2 për qind, duke arritur në 5.7 për qind në muajin tetor.