Home Uncategorized Kurti për ministren Gërvalla: Është politikane patriote, e pakorruptuar dhe e pakorruptueshme

Kurti për ministren Gërvalla: Është politikane patriote, e pakorruptuar dhe e pakorruptueshme





Kryeministri Albin Kurti i ka thurur lavde zëvendëses së tij, ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz, raporton Gazeta Sinjali.

Ai tha se ka vlerësim shumë të lartë për kryediplomaten, për të cilën tha se është patriote, e pakorruptuar dhe pakorruptueshme.

Kryeministri foli edhe për emërimin e ambasadorëve të rinj, duke thënë se ky proces është ndryshimi më i mirë sa i përket shërbimit të jashtëm në Kosovën e pasluf tës.





“Unë kam vlerësim shumë të lartë për ministren Donika Gërvalla – Schwarz dhe mendoj që është një politikane patriote, e pakorruptuar dhe e pakorruptueshme.

Sa i përket shërbimit të jashtëm, mund të them që i kemi emëruar nëntë diplomatë të karrierës dhe gjashtë politikë në një proces të shkëlqyeshëm e që është për çdo lëvdatë e me të cilin jam krenar.

Pra, 15 ambasadorë të rinj që i kemi, nëntë të karrierës dhe gjashtë politikë, është ndryshimi më i mirë në Kosovën e pavarur, sa i përket shërbimit të jashtëm dhe diplomacisë”, tha ai në KTV.