Home Uncategorized Kurti: Edhe kur rryma është lirë, nuk është e lirë! (VIDEO)

Kurti: Edhe kur rryma është lirë, nuk është e lirë! (VIDEO)





Bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe atë të Financave, Hekuran Murati, kryeministri Albin Kurti shkoi për vizitë në kryeqendrën e rrymës, në Obiliq.

Gjatë qëndrimit të tij në këtë ndërmarrje ai e pranoi se kriza energjetike, që së fundi u rëndua me defekte teknike, është barrë e rëndë për qeverinë që drejton, por që po kujdeset që të mos rëndohet xhepi i konsumatorit kosovar, njofton Klan Kosova.

Madje ai shtoi se nuk e sheh si të leverdishëm për Kosovën opsionin e kthimit të planeve për ndërtimin e anuluar të termocentralit “Kosova e Re”.

E ministrja e Ekonomisë shtoi se me këso gjendje të rënduar energjetike po përballet edhe rajoni dhe që Kosova po synon importin nga Shqipëria.