Home Uncategorized Lajmi i mirë/ Gjendet 6-vjeçarja që u zhduk sot në Prishtinë

Lajmi i mirë/ Gjendet 6-vjeçarja që u zhduk sot në Prishtinë



Është gjetur Melika Imishti, 6-vjeçare, nxënëse në shkollën “Hasan Prishtina”, e cila humbi sot në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

6-vjeçarja kishte dalë një orë më herët nga shkolla, sepse mësimi ka përfunduar një orë më herët se zakonisht, për shkak të mungesës së ngrohjes./GazetaSinjali/