Home Uncategorized Kurti: Mbrëmë jam ngrohur me batanije

Kurti: Mbrëmë jam ngrohur me batanije



Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, po mbajnë një konferencë për media sot.

Gjatë konferencës kryeministri u pyet nga gazetarët se me çka po ngrohet, meqë ka bërë thirrje që qytetarët të mos ngrohen me energji elektrike.

“Në shumicën e kohës jam në veturë, duke shkuar nga një vend në vendin tjetër. Në kryeministri e kemi sistemin e ngrohjes. Ndërsa, mbrëmë kur kam shkuar në shtëpi, jam ngrohur me batanije”, u përgjigj ai./GazetaSinjali/