Home Uncategorized Haradinaj thotë se do të protestohet nëse gjendja institucionale mbetet e njëjtë

Haradinaj thotë se do të protestohet nëse gjendja institucionale mbetet e njëjtë





Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, teksa ka adresuar një sërë kritikash ndaj qeverisë nuk ka përjashtuar as mundësinë se do të protestojnë nëse situata mbetet e njëjtë.

“Jemi seriozë në punën tonë, edhe pse jemi grup i vogël parlamentar, e shihni sa seriozë jemi në punë. Por, nëse situata në tema të caktuara përkeqësohet nuk e përjashtojmë edhe mundësinë e protestave. Por mendoj se duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha instrumentet institucionale”.

Haradinaj vlerëson se partitë tjera opozitare nuk janë aq ballafaquese ndaj Vetëvendosjes dhe se AAK-ja mbanë fronin opozitarë.

“Partitë e tjera opozitare kanë një tjetër dinamikë, e kanë një rrugëtim të vetin jo aq ballafaques me Vetëvendosjen, të paktën nuk shihet se është ashtu. Është konstatim se fronin opozitarë e mbanë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e mbajmë ne dhe unë”, tha Haradinaj në Rubikon.