Home Uncategorized Dikur shaheshin publikisht me njëra-tjetrën, ja qfarë ndodhi tani mes Fifit tani...

Dikur shaheshin publikisht me njëra-tjetrën, ja qfarë ndodhi tani mes Fifit tani dhe Taynës në ditëlindje





Vite më parë, ato kishin raporte të këqija publikisht me njëra-tjetrën.

Kantautorja Fifi dhe reperja Tayna kanë qenë shumë të përfolura në vitin 2018, pasi Fifi publikisht kishte dalë kundër Taynës, në një intervistë për ‘Mirage’.

Ajo kishte folur në atë kohë kundër Rinës dhe Taynës, duke u shprehur se i janë referuar vetes me epitete të gabuara, të tilla si: “Mami”, “mbretëresha e rap-it”, “mbret” e të tjera.

Megjithatë duket se çdo gjë që ka ndodhur në të kaluarën, i përket të së kaluarës pasi dy vajzat kanë rregulluar raportet me njëra-tjetrën.





Kjo u pa edhe në rrjetet sociale, ku u publikua një video, e cila tregonte se Fifi ka qenë mysafire speciale sonte në festën e ditëlindjes së Taynës.

Tayna kremtoi ditëlindjen e 25-të në një ambient miqsh, ku ndër të tjerash prezente ka qenë edhe ish-banorja e shumë komentuar e Big Brother VIP.

Dy këngëtaret e estradës kanë shkëmbyer një përqafim të ngrohtë me njëra-tjetrën, duke bërë të ditur se mes tyre ka një raport të mirë dhe miqësor. /Telegrafi/