Home Uncategorized Top pesë skuadra evropiane e duan De Jongun

Top pesë skuadra evropiane e duan De Jongun

Pesë skuadrat më të mira të Evropës kanë telefonuar për të kërkuar tranasferimin e Frenkie de Jong nga Barcelona, ​​por babai i mesfushorit thotë se një largim nuk ka gjasa.

Reprezentuesi holandez është përballur me kritika këtë sezon për paraqitjet e tij me skuadrën e Camp Nou pasi ata vazhdojnë të luftojnë në La Liga dhe së fundmi u eliminuan nga Liga e Kampionëve.

De Jong, është shfaqur nga mediat spanjolle si një lojtar që mund të shitet për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës financiare të klubit dhe babai i tij thotë se ka shumë interesim për të.

Megjithatë, John de Jong këmbënguli për Algemeen Dagblad se një lëvizje në Manchester United ose Bayern Munich mund të mos i pëlqejë ish-yllit të Ajax sepse: “Atje shpesh është mot i keq. Sigurisht që ka të bëjë me futbollin, por ka rëndësi”.

“Sigurisht, e di që Barcelona ka nevojë për para dhe një ofertë e shkëlqyer për Frenkie mund të ndihmojë, por nuk e shoh të ndodhë së shpejti. Edhe pse, pesë klubet më të mira evropiane kanë thirrur të gjitha”.

De Jong mbetet një shtyllë në formacionin fillestar të Barçës, pasi ka bërë 19 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Ai ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime deri më tani këtë sezon për skuadrën e Xavit, e cila ndodhet në vendin e tetë në La Liga dhe 18 pikë prapa liderit, Real Madridit.

Skuadra katalanase ra në Ligën e Evropës këtë vit pasi përfundoi e treta në grupin e tyre të Ligës së Kampionëve dhe do të përballet me Napolin në raundin eliminator të play-off-it. /Telegrafi/