Home Uncategorized Tensione në Kuvend për temën e veteranëve, Berisha: Nëse ka mashtrues, kryemashtrues...

Tensione në Kuvend për temën e veteranëve, Berisha: Nëse ka mashtrues, kryemashtrues është Kurti





Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hisen Berisha, i ka reaguar ashpër deputetëve të mazhorancës, të cilët kanë përmendur çështjen e “veteranëve mashtrues”.

Ai ka thënë se e kundërshton ashpër termin “veteran mashtrues” pasi që ai vetë ka qenë i angazhuar në verifikimin e veteranëve të UÇK-së dhe qytetarët janë përballur edhe me probleme të tjera, e që disa prej tyre nuk i kanë kuptuar kërkesat andaj edhe i kanë plotësuar gabim formularët.

“Tash, më falni që po e përmend këtë termin ‘veteran mashtrues’ sepse ju tregova çfarë mendimi kam për këtë term, por nëse dëshironi ta përdorni këtë term, atëherë unë ju them se bazuar në ligj, në krye të ‘veteranëve mashtrues’ qëndron kryeministri Albin Kurti.





Sipas ligjit, veteran luftëtar i UÇK-së është ai qytetar i Kosovës i cili është radhitur në radhët e ushtrisë, ka qenë i armatosur dhe i uniformuar dhe ka qëndruar aktiv deri në përfundimin e luf tës.

Albin Kurti me numër rëndor 19, cilësohet veteran-luftëtar. Tash, sipas asaj që lexova më lartë, sipas ligjit a ka qenë i mobilizuar dhe në ndonjë shtab zone kryeministri Kurti. A duhet të konsiderohet sipas ligjit Albin Kurti luftëtar-veteran. A ka pasur uniformë? A ka pasur armë?”, ka thënë Berisha.

E ndaj Berishës ka reaguar edhe kryesuesja e seancës, por Berisha ka thënë se nuk dëshiron të ndërpresë fjalën, pasi që ishin deputetët e mazhorancës që kanë përmendur këto terme.