Home Uncategorized Muzikanti i pavaksinuar vdes nga COVID-19 në moshën 30 vjeçare

Muzikanti i pavaksinuar vdes nga COVID-19 në moshën 30 vjeçare





Ylli i America’s Got Talent, Jay Jay Phillips, ka vdekur pas një beteje me COVID-19, sipas TMZ. Ai vdiq në moshën 30 vjeçare.

Trupi i Phillips thuhet se u gjet nga nëna dhe e dashura e tij në “Ditën e Falënderimeve” kur shkuan në shtëpinë e tij për ta kontrolluar.

Një i afërm i të ndjerit tha për mediat se rokeri ishte i pavaksinuar.





Banda e Phillips, Metal Maffia, bëri njoftimin zyrtar të martën.

“Me pikëllim të madh ju informojmë të gjithëve për humbjen e shokut/vëllait/dhe shokut tonë të grupit”, tha grupi në një deklaratë.