Home Uncategorized Albin Kurti e shpall të hënën ditë pushimi për institucionet publike për...

Albin Kurti e shpall të hënën ditë pushimi për institucionet publike për nder të 28 Nëntorit





E hëna do të jetë ditë pushimi për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Telegrafi merr vesh se kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marr vendim që për shkak të Ditës së Flamurit të hënën të jetë ditë pushimi, ndonëse nuk ndodhet në listën e festave zyrtare në Kosovë.

Dita festive më e madhe e shqiptarëve nuk ndodhet në listën e festave zyrtare në Kosovë dhe kjo është arsyeja pse dita e pushimit vendoset nga kryeministri i shtetit.





Në Kosovë në rastet kur festat bien të shtunën dhe të dielën, atëherë pushimi shtyhet në ditën tjetër.

Ndryshe, sot në prag të festës së Flamurit qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë mbajnë mbledhje të përbashkët në Elbasan.

Në këtë mbledhje pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve të rëndësishme. /Telegrafi/