Home Uncategorized Biznesmeni i njohur kritikon Qeverinë Kurti, kërkon këtë gjë për krerët e...

Biznesmeni i njohur kritikon Qeverinë Kurti, kërkon këtë gjë për krerët e UÇK’së në Hagë





Afaristi i njohur në Diasporë dhe Kosovë, Hektor Beqiri, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për indiferencë në raport me ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë. Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës po sillet sikur figurat më të ndritura të historisë së Kosovës, nuk janë të Kosovës, por të Hagës.

Si mik i Hashim Thaçit, Rexhep Selimit dhe i ish-udhëheqësve tjerë të UÇK-së që janë ballafaquar më herët me drejtësinë në Hagë, Beqiri është shprehur tepër i zhgënjyer me indiferencën e Qeverisë së Kosovës.

Biznesmeni Hektor Beqiri, i cili e kishte mbështetur publikisht edhe Ramush Haradinajn në kohën kur ishte përballur me drejtësinë në Hagë, ka thënë se interes më të madh se të mbrohet luf ta e UÇK-së, nuk ka për diplomacinë e shtetit, si dhe interes më të madh se të mbrohen të drejtat e shtetasve, nuk duhet të ketë për Qeverinë e Kosovës.





“Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi kanë ditur gjithmonë ta tejkalojnë interesin partiak për interesat shtetërore, sepse janë shtetarë dhe patriotë. Këtë duhet të mësohet ta bëj edhe Albin Kurti, nëse dëshiron që pas pak vitesh të kujtohet për ndonjë veprim më të madh se egoja e tij”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Ky është statusi i plotë i afaristit të njohur Hektor Beqiri:

Qeveria e Kosovës po sillet sikur të mos ishte qeveri e themeluesve të shtetit që po mbahen Hagë. Ajo nuk po bën bash asgjë për ta. Ajo po lejon që Gjykata Speciale t’ua shkelë edhe të drejtat elementare. Pa kurrfarë baze të qëndrueshme po mbahen në paraburgim dhe Qeveria e Kosovës po sillet sikur figurat më të ndritura të historisë së Kosovës, nuk janë të Kosovës, por të Hagës.





Miqësia ime me Hashim Thaçin dhe Rexhep Selimin është e vjetër me dekada. Por, si mik i tyre dhe si mik edhe i ish-udhëheqësve tjerë të UÇK-së që janë ballafaquar më herët me drejtësinë në Hagë, jam tepër i zhgënjyer me këtë indiferencë të Qeverisë së Kosovës. Bindjet politike dhe interesat partiake janë komplet të parëndësishme kur është në pyetje interesi i shtetit.

Interes më të madh se të mbrohet lufta e UÇK-së, nuk ka për diplomacinë e shtetit. Interes më të madh se të mbrohen të drejtat e shtetasve, nuk duhet të ketë për Qeverinë e Kosovës. Pushteti vjen e shkon, por Kosova mbetet dhe është e të gjithë neve. Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi kanë ditur gjithmonë ta tejkalojnë interesin partiak për interesat shtetërore, sepse janë shtetarë dhe patriotë. Këtë duhet të mësohet ta bëj edhe Albin Kurti, nëse dëshiron që pas pak vitesh të kujtohet për ndonjë veprim më të madh se egoja e tij.

Qeveria e Kosovës nuk duhet të lejojë të mbulohet më shumë nga turpi, por duhet të ndërmarr veprime konkrete, duke kërkuar llogaridhënie për shkeljet e të drejtave të njeriut që po u bëhen në Hagë.