Home Uncategorized “S’mund ta besoj, të urova rrugë të mbarë por jo të përherhme”,...

“S’mund ta besoj, të urova rrugë të mbarë por jo të përherhme”, mesazhi prekës i motrës që humbi familjen 4 anëtarëshe





Familja Ahmeti është njëra nga familjet më të prekura nga tragjedia e autobusit. Kjo familje humbi dy nipërit bineq, babain dhe nënën e bineqve.

Nëpërmes një postimi në “Facebook”, ka reaguar një motra e të ndjerit, Sevim Ameti.

Në një postim prekës, motra e të djerit ka thënë se kur u nisën për në shtëpi i kishte uruar rrugë të mbarë vëllaut, por siç thotë jo rrug të mbarë të përhershme.

“Vëlla i dashur mbram kur u niset nga turkija për në vendlindje biseduam për pushimin që sa mir keni kaluar, të urova rrug të mbar drejt vendlindjes por jo rrug të mbar të përhershme, spo mundi ta besoj por e vërtet na doli. Allahu ju shpërbleft me xhennetin Firdeus”, ka shkruar ajo.