Home Uncategorized Në mesin e viktimave të aksidentit në Bullgari edhe vajza e politikanit...

Në mesin e viktimave të aksidentit në Bullgari edhe vajza e politikanit shqiptar



Në mesin e 46 viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari është Sumeja Brava, vajza e politikanit shqiptarë, nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Muhedin Brava.

Këtë e ka bërë të ditur Brava përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku ka ndarë një fotografi nga aksidenti tragjik duke bashkangjitur edhe një mesazh prekës për humbjen e të bijës.

“U takofshim ne lulet e xhenetit bija ime Sumeja”, ka shkruar ai. /GazetaSinjali/