Home Uncategorized Në autobusin që u aksidentua ishin edhe dy mërgimtarë, babai shpëtoi e...

Në autobusin që u aksidentua ishin edhe dy mërgimtarë, babai shpëtoi e djali vdiq



Në autobusin që u aksidentua në orët e para të mëngjesit në Bullgari, ku mbetën të vdekur 45 persona, raportohet të kenë qenë edhe dy mëgimtarë nga Belgjika.

Sipas mediave maqedonase, babai O.A, ka shpëtuar, derisa djali i tij V.A, ka mbetur i vdekur.

“Sipas informatave te familjareve ne aksidentin e tmerrshem qe ndodhi naten e kaluar kan qene edhe dy banore te Sllupcanit mergimtar nga Belgjika. O.A, i cili fatmirsisht i ka shpetuar aksidentit dhe eshte mire me shendet si dhe djali i tij V.A, i cili per fat te keq nuk arriti te shpetonte”, shkruan Almakos.